RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

IPK-ja arreston një zyrtar policor për keqpërdorim të detyrës

ipk-ja-arreston-nje-zyrtar-policor-per-keqperdorim-te-detyres

Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve kanë arrestuar sot një zyrtar policor (me gradën e rreshterit policor).

Ai dyshohet se ka kryer veprën penale të “Keqpërdorim i detyrës zyrtare apo autoritetit” lidhur me nenin 33.

Hetuesit e IPK-së kanë pranuar informacionet e para rreth dyshimeve për përfshirjen si të dyshuar për këtë zyrtar policor nga Policia e Kosovës.

Pas pranimit të këtyre informacioneve, hetuesit e IPK-së në koordinim me prokurorinë kanë ndërmarrë veprime hetimore pas të cilave zyrtari policor i dyshuar në këtë rast është arrestuar kurse nga prokurori kompetent i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore lidhur me këtë rast në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës në përputhje me autorizimet ligjore të IPK-së dhe Kodit të Procedurës Penale.

Related posts

Forcat izraelite vrasin 3 palestinezë dhe plagosin 29 në Bregun Perëndimor të pushtuar

admin

Marksizmi i pahonepshëm turk: kaosi i 1 Majit në Stamboll

Irfan Jahiu

Veteranët e UÇK-së kërkojnë lirimin e menjëhershëm të Blerim Ramadanit

Muhamet Ramadani