RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Djaloshi palestinez i vrarë në kampin Far’a ishte nxënës i klasës së nëntë

djaloshi-palestinez-i-vrare-ne-kampin-far’a-ishte-nxenes-i-klases-se-nente

Ministria e Arsimit ka bërë të ditur se djaloshi palestinez i vrarë sot nga forcat izraelite në kampin e refugjatëve Far’a ishte 15 vjeç dhe nxënës i klasës së nëntë.

Sipas agjencisë Wafa, viktima është identifikuar si Jadallah Jihad Jumaa Jadallah. Ministria konfirmoi se ai ndiqte mësimet në një shkollë të UNRWA-s në kampin Far’a.

Siç u raportua më herët, forcat izraelite u futën në kampin e Far’a-s, në jug të qytetit Tubas, ku qëlluan djaloshin dhe plagosën dy të tjerë. Ushtarët nuk lejuan ekipet mjekësore t’i afroheshin atij, ndërsa më vonë pretenduan, pa paraqitur prova, se ai ishte një “terrorist”.

Sipas Wafa-s, forcat izraelite vazhdojnë të mbajnë trupin e tij. /mesazhi

Related posts

VOA: Kongresi amerikan rrit trysninë ndaj kompanisë Boeing për sigurinë e avionëve

admin

Prodhuesi francez i çimentos Lafarge shpallet fajtor për financimin e DAESh-it në Siri

Muhamet Ramadani

Kosovë, ushtarët turq ofrojnë ndihmë me veshje për të prekurit nga përmbytjet

admin