RTV AHIRETI
Lajme

Kosovë, ushtarët turq ofrojnë ndihmë me veshje për të prekurit nga përmbytjet

kosove,-ushtaret-turq-ofrojne-ndihme-me-veshje-per-te-prekurit-nga-permbytjet

Kryesia e Delegacionit Përfaqësues të Türkiye-s që shërben në kuadër të forcave të Forcave Paqeruajtëse (KFOR) në Kosovë, ka ofruar ndihmë me veshje për personat në nevojë të prekur nga përmbytjet në qytetin e Mitrovicës në Kosovë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Kryesia e Delegacionit Përfaqësues të Türkiye-s në Kosovë thuhet se është ofruar ndihmë me veshje për të prekurit nga përmbytjet në Mitrovicë. “Ushtarët turq kanë treguar edhe njëherë se ndodhen gjithmonë pranë popullit të Kosovës”, thuhet në deklaratë.

Përmbytjet që ndodhën të enjten në Kosovë, shkaktuan dëme materiale kryesisht në komunat Mitrovicë dhe Skënderaj ndërsa nuk u shënua humbje jete.

Në një deklaratë nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) thuhet se shirat do të vazhdojnë deri më 25 janar dhe se ka mundësi për përmbytje edhe në pjesë të tjera të vendit.

Vendet e Ballkanit përfshirë Shqipërinë, Serbinë dhe Bosnjë e Hercegovinën, në ditët e fundit po përballen me përmbytjet e shkaktuara nga shirat intensivë.

Ushtarët turq të cilët janë me mision në Kosovë që nga korriku i vitit 1999 në kuadër të operacionit për të mbështetur paqen, vazhdojnë të qëndrojë pranë popullit të Kosovës me aktivitetet që kanë kryer në fusha të ndryshme.

Related posts

Gjermani: Pezullohet greva e trenave, punëtorët arrijnë marrëveshje me punëdhënësit

rezart morina

Lajmet e fundit nga Pa’lestina

admin6

Hovenier: Kosova mund të përparojë vetëm me përkrahjen e SHBA-së

admin6