RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Dodik: Republika Srpska nuk ka plan shkëputjeje

dodik:-republika-srpska-nuk-ka-plan-shkeputjeje

Republika Srpska nuk ka, siç thonë ata, një plan shkëputjeje, e nëse detyrohet të largohet nga Bosnjë dhe Hercegovina me vendimet e tyre, do ta bëjë këtë, tha Milorad Dodik, president i entitetit boshnjak Republika Srpska (RS) një konferencë për shtyp sot në Banja Luka, raporton Anadolu.

“RS-ja kërkon që të punohet sipas Kushtetutës së BeH-së, dhe jo në bazë të zgjidhjeve të imponuara që ata shpikën gjatë 20 viteve”, tha Dodik pasi përsëriti se nuk do të respektojë vendimet e përfaqësuesit të lartë në BeH-së.

Dodik tha se RS-ja nuk do të heqë dorë nga Ligji për moszbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të BeH-së, i cili përcakton se vendimet e gjykatës nuk do të zbatohen dhe ekzekutohen në territorin e RS-së derisa Asambleja Parlamentare e BeH-së të miratojë ligjin për Gjykatën Kushtetuese.

Ai theksoi se janë të gatshëm të punojnë dhe se kanë një propozim, baza e së cilës është që në Gjykatën Kushtetuese të BeH-së të mbeten nëntë anëtarë, tre prej tyre të emërohen nga RS-ja dhe që për çdo vendim duhet të marrë pjesë nga një përfaqësues i popujve konstituivë.

Ai tha se për këtë dhe çështje të tjera do të diskutojë nesër në Konjiq në një takim me partnerët në nivel shtetëror.

Zheljka Cvijanoviq, kryesuesja e Presidencës së BeH-së, tha se në Konjiq do të ketë propozimet e veta lidhur me 14 prioritete nga Opinioni i Komisionit Evropian.

“Një nga propozimet tona konstruktive është të tregojmë përkushtimin tonë, në mënyrën se si do të trajtojmë në mënyrë integrale 14 prioritete, të propozojmë gjetjen e një zgjidhjeje për secilën prej këtyre çështjeve dhe t’i qasemi asaj në një mënyrë unike të miratimit kur të plotësohen kushtet. Synimi ynë është që të sigurohen kushtet sa më shpejt. Që të jem më e saktë, kemi 14 çështje që të ulen bashkë të gjithë ata që marrin pjesë në qeveri dhe ata që duan të mbështesin. Kështu do t’i zgjidhim edhe disa çështje të tjera të diskutueshme, në kuadër të 14 prioriteteve në njërën nga pikat kemi një nënpikë të fortë që thotë se është e domosdoshme të kryhen reforma në Gjykatën Kushtetuese të BeH-së, për të zgjidhur çështjen e gjyqtarëve të huaj. Nëse jemi pro rrugës evropiane, atëherë mund ta bëjmë atë në mënyrë shumë elegante”, tha Zheljka Cvijanoviq dhe shtoi se beson se është koha që të gjithë të luajnë me letra të hapura dhe të tregojnë se kush janë për rrugën evropiane.

Ajo beson se nëse ka vullnet politik, korriku dhe gushti mund të mjaftojnë për të përcaktuar zgjidhjet për secilën çështje, në shtator të miratohet gjithçka në parlament, në tetor Komisioni Evropian të pranojë zgjidhjet dhe të japë një opinion pozitiv dhe të caktojë një afat për fillimin e negociatave, kurse dhjetori është afati kur BeH-ja duhet të formon grupet negociuese sipas Kushtetutës.

Related posts

Scholz: Jemi seriozë për perspektivën në BE të vendeve të Ballkanit

admin

Presidenti brazilian kritikon OKB-në: Nuk e ndaloi luftën në Ukrainë

admin

Përfundojnë takimet mes Kosovës dhe Serbisë për dinarin

rezart morina