RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Dodiku vazhdon organizimin e festës së jashtëligjshme, rikonfirmon aleancën me Rusinë

dodiku-vazhdon-organizimin-e-festes-se-jashteligjshme,-rikonfirmon-aleancen-me-rusine

Mijëra serbë të Bosnjës janë mbledhur në periferi të kryeqendrës Sarajevës të hënën, duke valuar flamuj serbë, për ta festuar një festë të jashtëligjshme që asocion me luftën brutale ndër-etnike në Bosnjë në vitet 1990-ta, raporton agjencia AP.

Diplomatët e lartë të Serbisë kanë marrë pjesë po ashtu në paradën e stilit ushtarak si pjesë e serisë së festave në të cilat lideri separatist i serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik , konfirmoi aleancën e tij me Rusinë.

Rreth 2000 zyrtarë serbë të Bosnjës të zbatimit të ligjit, kanë marshuar në periferi të Sarajevës, në Lukavicë, ndërsa kanë ekspozuar armët, automjetet e blinduara dhe helikopterët e policisë.

Atyre iu bashkuan anëtarë të grupeve kulturore, sportive dhe të komunitetit, duke përfshirë edhe një degë lokale të një klubi të motoçiklistëve rusë që mbështet me vendosmëri presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Lukavica u përdor nga ushtria e serbëve të Bosnjës për ta bombarduar dhe goditur pa pushim qendrën e Sarajevës gjatë luftës së Bosnjës nga viti 1992 deri në vitin 1995.

Ndërsa po kalonin motoçikletat në zonën ku po shikonin Dodik, dhe ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, një spiker nëpërmjet altoparlantëve lavdëroi “misionin e tyre për të promovuar ortodoksizmin dhe për të bërë Republika Srpskan si të fuqishme dhe të përjetshme si Nënë Rusia”.

Më parë Dodik njoftoi se do t’i ndajë presidentit të Rusisë, Vladimir Putin medaljen më të lartë të administratës së tij për “shqetësimin patriotik dhe dashurinë” për Republika Srpskan.

9 janari shënon datën e vitit 1992 kur serbët e Bosnjës shpallën krijimin e shtetit të tyre në Bosnjë, dhe shkaktuan luftë ku u vranë mbi 100 mijë persona e miliona mbetën pastrehë.
Gjykata Kushtetuese e Bosnjës në vitin 2015 e ndaloi festimin e kësaj feste, duke thënë se është diskriminim ndaj grupeve tjera etnike – myslimanëve të Bosnjës dhe kroatëve.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Peter Stano, të thënë në Bruksel ka thënë se mbajtja anë me Putinin e “izolon ndërkombëtarësisht Republika Srpskan dhe udhëheqësinë e saj”.

“Nuk ka vend në BE për dekorim dhe shpërblim të politikanëve që urdhërojnë shkatërrimin e një vendi fqinj dhe vrasjen e njerëzve të tij”, tha Stano.

Reagim ka pasur edhe nga Ambasada e SHBA-së në Bosnjë-Hercegovinë. /koha

Related posts

Vendimi i ri i qeverisë: Të papunët do të punësohen në procesin e regjistrimit të popullsisë

rezart morina

Çavuşoğlu: Turqia nuk do të lejojë grupet terroriste të strehohen në Siri dhe Irak

admin

Përvjetori i masakrës në sheshin Tiananmen, Kina forcon masat e sigurisë

rezart morina