Mëngjesin e sotëm, Dogana e Kosovës ka nisur një aksion në disa biznese që merren me importimin e fishekzjarrëve.
Lajmin e konfirmoi për teve1.nfo, zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci.
Stavileci theksoi se aksioni është duke u zhvilluar në pesë lokacione.
“Po kemi kontrolle verifikuese tek bizneset që merren me importin e fishekzjarreve. Kontrollet janë duke u zhvilluar në 5 lokacione”, konfirmoi ai.