RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Dollari arrin nivelin më të lartë në 20 vitet e fundit

dollari-arrin-nivelin-me-te-larte-ne-20-vitet-e-fundit

Dollari amerikan u rrit në nivelin më të lartë të 20 viteve kundrejt disa valutave këtë të hënë.

Rritja erdhi pasi kryetari i Rezervës Federale në SHBA, Jerome Powell tha se normat e interesit do të mbaheshin më të larta për një kohë më gjatë për të ulur inflacionin, shkruan Reuters.

Monedha amerikane arriti rekorde të reja në Azi, teksa një 1 dollar tanimë këmbehet me 138.88 jen japonez dhe me 6.92 juan kinez.

Ndërkohë, 1 paund britanik këmbehet me 1,1658 dollarë dhe 1 euro me 0,9916 dollarë.

Normat e interesit në bonot e thesarit në SHBA u rritën gjithashtu të hënën pas komenteve të Powell.

Yield-et dyvjeçare u rritën në 3.4%, më i larti që nga fundi i 2007, ndërsa yield-et 10-vjeçare qëndruan në vlerën e 3.1%. /euronews

Related posts

Reagon KFOR-i: Po monitorojmë nga afër situatën, PK-ja ka përgjegjësinë parësore për menaxhimin e incidentit në terren

admin

Rusia e shqetësuar për “përshkallëzimin e rrezikshëm” në Lindjen e Mesme mes sulmit iranian ndaj Izraelit

admin6

Shefi i OBSH-së bën thirrje për hyrje të ndihmave në Gaza ndërsa uria përhapet

admin6