RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe BotëTurqi

NATO dërgon strehimore në Turqi

nato-dergon-strehimore-ne-turqi

Aleatët e NATO-s vendosën të dërgojnë strehimore të plota, “gjysmë të përhershme” në Turqi për strehimin e të prekurve nga tërmeti me qendër në Kahramanmaraş, i cilësuar si “katastrofa e shekullit”, transmeton Anadolu.

Sipas deklaratës së NATO-s, objektet e strehimit që NATO do të dërgojë do të përbëhen nga komplekset e shtabit të përdorura në stërvitjet dhe operacionet e NATO-s. Këto objekte përfshijnë mjete të tilla si ngrohje, gjeneratorë dhe zona të trajtimit mjekësor.

Zyrtarët ushtarakë të NATO-s po vlerësojnë opsionet më të përshtatshme të logjistikës dhe transportit për dërgimin e objekteve të strehimoreve që mbahen aktualisht në Qendrën e Operacioneve Jugore të Agjencisë së Mbështetjes së NATO-s në Taranto, Itali.

Këto objekte do të plotësohen me vendosjen e tendave të përshtatshme për kushtet e dimrit, të cilat vendet e NATO-s filluan t’i dërgojnë.

Komandanti Suprem i Aleatëve të NATO-s në Evropë (SACEUR), Gjeneral Christopher Cavoli, do të udhëheqë përpjekjet për dërgimin e njësive.

Duke përshëndetur vendimin e aleatëve, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha: “NATO qëndron në solidaritet të fortë me aleatin tonë Turqinë. Transferimi i këtyre objekteve strehimore do të shpëtojë jetë. Aleatët dhe partnerët e NATO-s po japin mbështetje serioze për përpjekjet e ndihmës. Ne do vazhdojmë të bëjmë më të mirën për të ndihmuar nevojtarët”.

Related posts

Biden rrëzohet në skenë gjatë një ceremonie diplomimi të Akademisë së Forcave Ajrore

admin

Osmani në takim me partitë politike, merr pjesë edhe kryeministri Kurti

admin

Beqiroviq porosit Dodikun: Mos luaj me zjarr

admin