RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Doni më për Izraelin? Shihni këtë skenë antinjerëzore gati të pabesueshme

doni-me-per-izraelin?-shihni-kete-skene-antinjerezore-gati-te-pabesueshme

Festa e turpshme e Ben Gvir-t e gruas së tij: Për ditëlindje, tortë që feston vrasjen e palestinezëve(!!!)

 

Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, ka provokuar edhe një herë reagime të forta publike pasi festoi 50-vjetorin e tij në një mënyrë më shumë se skandaloze. Gruaja e tij i dha një tortë me një lak të vizatuar mbi të, me mesazhin: “Ndonjëherë ëndrrat bëhen realitet.

Videot dhe fotot nga festimi filluan të përhapen shpejt në mediat sociale, duke treguar një Ben-Gvir të buzëqeshur dhe gruan e tij duke mbajtur me krenari tortën e turpshme.

https://x.com/i/status/2050863140921806997

Kritikët dhe aktivistët e të drejtave të njeriut besojnë se torta ishte një aludim i qartë për ligjin që Ben-Gvir e ka mbrojtur me pasion prej kohësh.

Ky është një ligj që parashikon futjen e dënimit me vdekje për të burgosurit palestinezë të dënuar, dhe i cili ka marrë dënime të ashpra nga organizatat ndërkombëtare për natyrën e tij diskriminuese.

Ben-Gvir është një anëtar famëkeq i së djathtës ekstreme izraelite. Ministër në qeverinë e Benjamin Netanyahu-t ka qenë në në qendër të vëmendjes disa herë për pikëpamjet e tij ekstreme, mbështetjen për kolonët izraelitë dhe retorikën e ashpër. Shumë tani e shohin veprimin e tij si një kremtim të qartë dhe publik të dënimit me vdekje.

Dhe mjafton kjo për të kuptuar se nga ç’gjakpirës përbëhet shteti izraelit. /tesheshi

Related posts

Ukraina raporton për luftime të ashpra në lindje

admin

Sudan: Armëpushim tre-ditor pas luftimeve vdekjeprurëse

admin

Këngëtari, producenti dhe stilisti i njohur amerikan nderohet nga Macron me medaljen e lartë “Kalorës i Legjionit të Nderit”!

admin