RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Dosja e tmerrshme “Epstein” në fokus përsëri

dosja-e-tmerrshme-“epstein”-ne-fokus-perseri

Viktimat as nuk e dinë që ekzistojnë fotografitë e tyre

Një padi e re kundër pasurisë së Jeffrey Epstein mund të hapë një kapitull të ri në zbardhjen e krimeve të tij. Dy gra, të cilat përshkruhen në padi si viktima të abuzimit të tij seksual, pretendojnë se Epstein zotëronte fotografi eksplicite të tyre të bëra kur ishin të mitura dhe po i kërkojnë gjykatës të krijojë një program për të identifikuar dhe njoftuar të gjithë individët, materialet e paligjshme të seksualizuara të të cilëve mund të jenë në arkivin e tij.

Padia u ngrit këtë javë në gjykatën federale në Neë York, dhe përveç pasurisë së Epstein-it, dy persona të përfshirë në ekzekutimin e testamentit të tij po paditen gjithashtu, ish-avokati i tij Darren Indyke dhe kontabilisti Richard Kahn, të cilët pretendojnë se nuk ishin në dijeni të aktiviteteve të tij kriminale.

Sipas padisë, Epstein dyshohet se mblodhi, zotëronte dhe shpërndau materiale të seksualizuara që përfshinin të mitur për më shumë se dy dekada. Njëri nga paditësit pretendon se Epstein mori foto nudo të saj kur ajo ishte rreth 12 vjeç dhe se më vonë i ruajti dhe i transferoi ato midis shteteve, ndërsa tjetri dyshohet se ka qenë midis njerëzve, fotot eksplicite të të cilëve ranë në zotërim të tij, sipas informacionit të disponueshëm aktualisht.

Dokumentet gjithashtu pretendojnë se Epstein mbante një libër modelesh me foto të seksualizuara të fëmijëve në kasafortën e tij në Neë York që nga vitet 1990, dhe se në fillim të viteve 2000 ai dyshoet se punësoi një asistent për të fotografuar fëmijë lakuriq dhe i pagoi ata për këtë.

Paditësit pretendojnë se raportet e mëparshme drejtuar autoriteteve nuk çuan në procedura penale dhe se disa nga njerëzit, fotot e të cilëve u gjetën, nuk u identifikuan ose nuk u informuan kurrë se materialet e tyre ishin në arkivin e Epstein.

Avokatja e tyre Margaret Mabie pretendon se materialet e gjetura përfshijnë seri fotografish të njohura më parë, por ekziston mundësia që arkivi të përmbajë edhe materiale që lidhen me viktima të tjera që ende nuk janë identifikuar.

Avokatja Hillary Nappi tha, siç raportohet nga The Guardian, se qëllimi i padisë është të krijojë një proces të mbikëqyrur nga gjykata me anë të të cilit viktimat e mundshme do të identifikoheshin dhe njoftoheshin, pasi shumë prej tyre mund të mos e dinë as që fotot e tyre ekzistojnë në arkivat e Epstein.

Tej këtyre, dyshohet se dosjet Epstein janë në thelb pengmarrje e elitës botërore me të cilat shantazhohet. Nga kush? Shihni origjinën e kësaj mostre njerëzore për ta kuptuar se kush qëndron pas tij. Si dhe faktin që në aferat e tij ka qenë dhe Trump e soji i tij.

Related posts

Kur pritet të trajtohet nga Kuvendi peticioni për tërheqjen e mjeteve nga Trusti

admin

Vriten 4 ushtarë tjerë izraelitë gjatë përleshjeve në Gaza

Muhamet Ramadani

“Bota në dete të trazuara”- Kreu i OKB-së fjalim për 80-vjetorin e Asamblesë, Guterres: Forcat e fuqishme po dëmtojnë bashkëpunimin ndërkombëtar!

admin