RTV AHIRETI
Shëndetësi

Drejt një zbulimi të madh historik, mjeku: Kemi rezultate që shërohet tumori në pankreas

drejt-nje-zbulimi-te-madh-historik,-mjeku:-kemi-rezultate-qe-sherohet-tumori-ne-pankreas

Një studim i ri shkencor hap një dritare shprese në luftën kundër tumorit të pankreasit, një nga format më agresive të kancerit. Studiuesit në Qendrën Kombëtare Spanjolle për Kërkime mbi Kancerin (CNIO) kanë arritur të ndalin dhe të kthejnë pas përparimin e sëmundjes te minjtë laboratorikë, duke përdorur një kombinim të tre barnave.

Rezultatet tregojnë se adenokarcinoma duktale, forma më e zakonshme e tumorit të pankreasit, ka pësuar regresion për rreth 200 ditë, pa u shoqëruar me efekte anësore të rënda.

Pas publikimit të studimit, drejtori i ekipit të Onkologjisë Eksperimentale në CNIO, profesor Mariano Barbacid, ka bërë një apel publik për mbështetje financiare, duke theksuar se qëllimi përfundimtar i ekipit është trajtimi i tumorit të pankreasit te pacientët njerëzorë sa më shpejt të jetë e mundur.

“Ju lutem, dhuroni dhe na ndihmoni të ndryshojmë historinë”, është shprehur Barbacid, duke nënvizuar rëndësinë e vazhdimit të kërkimeve shkencore për ta kthyer këtë zbulim në një terapi konkrete.

Related posts

6 ushqime të pasura me kolinë, lënda ushqyese për shëndetin e trurit

Muhamet Ramadani

Mandarinat dhe të mirat e konsumimit të tyre

admin

Mos i mbështillni asnjëherë ushqimet e mbetura me letër alumini

Muhamet Ramadani