RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Drejtori i PK-së diskuton për situatën e sigurisë me komandantin e KFOR-it dhe shefin e EULEX-it

drejtori-i-pk-se-diskuton-per-situaten-e-sigurise-me-komandantin-e-kfor-it-dhe-shefin-e-eulex-it

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka takuar të martën komandantin e KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia, shefin e EULEX-it në Kosovë Giovanni Pietro Barbano

Në këtë takim ku ishin të pranishëm e dhe përfaqësues të Zyrës së BE-së në Kosovë, u diskutua për situatën e sigurisë përfshirë edhe atë në pjesë veriore.

“Çështjet të cilat u diskutuan kishin të bëjnë me situatën e sigurisë në tërë territorin e Republikës së Kosovës përfshirë edhe zhvillimet e fundit në veri të vendit. Në takim u vlerësua me interes të përbashkët bashkëpunimi dhe koordinimi në kuadër të detyrave dhe përgjegjësive përkatëse, me qëllim të ofrimit të sigurisë dhe ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike, si qëllim i përbashkët”, thuhet në komunikatën e PK-së.

Related posts

SHBA: Bashkëpunimi midis Rusisë dhe Koresë së Veriut kërcënon paqen globale

rezart morina

Rama letër Blinkenit: Shqipëria synon të presë Samitin e NATO-s 2027

rezart morina

Rusia lëshon një satelit iranian në Hapësirë – VIDEO

admin