Drejtori i Programit Botëror të Ushqimit fitoi Çmimin Nobel për Paqen në vitin 2020 për luftimin e urisë dhe përpjekjen për t’i dhënë fund përdorimit të ushqimit si “armë lufte dhe konflikti” në një kohë kur pandemia e koronavirusit kërcënoi të përkeqësonte urinë.
Drejtori ekzekutiv i Programit Botëror të Ushqimit të Kombeve të Bashkuara, i cili fitoi çmimin Nobel për Paqen dy vjet më parë, thotë se do të largohet nga posti në fund të mandatit gjashtë-vjeçar si kryesues i organizatës më të madhe humanitare në botë.
David Beasley, një republikan, shërbeu një mandat si guvernator i Karolinës së Jugut nga viti 1995 deri në vitin 1999. Në një deklaratë të shtunën, Beasley tha se do të largohet nga roli i tij në përfundim të mandatit të tij në prill 2023.
“Shërbimi në këtë cilësi ka qenë gëzimi më i madh dhe dhimbja më e thellë e jetës sime,” tha Beasley. “Falë bujarisë së qeverive dhe individëve, ne kemi ushqyer kaq shumë miliona njerëz. Por realiteti është se ne nuk kemi qenë në gjendje t’i ushqejmë të gjithë – dhe tragjedia e urisë ekstreme në një botë të pasur vazhdon.” /mesazhi