RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rusia mobilizohet para ofensivës së re

rusia-mobilizohet-para-ofensives-se-re

Lajmi është dhënë në kohën kur janë shtuar raportet se presidenti Vladimir Putin po planifikon një ofensivë të re ushtarake kundër Kievit, kryeqytetit ukrainas, pasi kishte dështuar në fillim të agresionit në shkurt që të arrinte në kryeqendrën ukrainase

Moska ka filluar një fushatë të re për të inkurajuar rusët që të regjistrohen në forcat e armatosura dhe të luftojnë në Ukrainë, pavarësisht se Kremlini ka mohuar se ka nevojë për më shumë rekrutë. Lajmi është dhënë në kohën kur janë shtuar raportet se presidenti Vladimir Putin po planifikon një ofensivë të re ushtarake kundër Kievit, kryeqytetit ukrainas, pasi kishte dështuar në fillim të agresionit në shkurt që të arrinte në kryeqendrën ukrainase.

Në një përpjekje për të tërhequr më shumë vullnetarë në front, videot propagandistike ruse të postuara në rrjetet sociale në ditët e fundit po përpiqen të tërheqin burrat rusë përmes narrativave të patriotizmit, moralit dhe lëvizshmërisë sociale lart.

Një nga videot, e postuar më 14 dhjetor, shfaq një të ri i cili po zgjedh të luftojë në vend që të festojë me miqtë e tij meshkuj dhe më pas i befason të gjithë duke i blerë vetes një makinë me paratë që fitoi nga luftimi me një kontratë ushtarake.

Propaganda

Në një video tjetër, të postuar më 15 dhjetor, ish-e dashura e një ushtari është e impresionuar me guximin e tij dhe i lutet që të rikthehet me të. Një shembull tjetër tregon një burrë të moshës së mesme duke lënë punën e fabrikës që nuk e paguan mjaftueshëm për të nënshkruar një kontratë ushtarake dhe për të shkuar në front.

Një tjetër nga videot tregon një grup burrash rusë 30-vjeçarësh dhe të pasur duke ngarkuar një makinë, ndërsa gratë e moshuara i pyesin se ku po shkojnë. Njëri nga burrat përgjigjet: “Në Gjeorgji. Përgjithmonë”. Kur një grua hedh një çantë me sende ushqimore, burrat thjesht hipin në makinë dhe largohen, në vend që të ndihmojnë, ndërsa burrat më të rinj rusë nxitojnë të marrin sendet ushqimore.

“Djemtë janë larguar, burrat kanë mbetur”, përfundon një nga të moshuarat.

Shumë nga videot e portretizojnë luftën si një arratisje për burrat nga një realitet i zymtë i përditshëm i pirjes së vodkës, varfërisë dhe pafuqisë. Ndërkohë, raportet dhe ankesat për mungesë të furnizimeve dhe pajisjeve në ushtrinë ruse vazhdojnë të shfaqen.

Gjatë një takimi me nënat e të mobilizuarve në nëntor, presidenti Putin tha se është më mirë të vritesh duke luftuar për atdheun sesa të pish për vdekje vodka.

Në fund të shtatorit, Putini njoftoi një mobilizim ushtarak “të pjesshëm”, i cili mobilizoi më shumë se 300.000 njerëz në të gjithë Rusinë pasi lufta në Ukrainë nuk arriti të përparonte. Numri i saktë i ushtarëve rusë të vrarë dhe të plagosur gjatë luftimeve në Ukrainë nuk është bërë publik.

Mijëra burra janë larguar nga Rusia për të shmangur rekrutimin dhe frika për një mobilizim të dytë në Vitin e Ri po rritet. /koha

 

Related posts

Me drita e furra të fikura, Evropa përgatitet për krizën e dimrit

admin

Studenti jordanez, i cili ishte aktiv për Gazën, vritet në Gjermani

admin

Në Spitalin e Pejës, pacientes i largohet tumori 10 kilogramësh

admin