RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Drenasi merr vendim, mësimi pezullohet deri më 14 janar

drenasi-merr-vendim,-mesimi-pezullohet-deri-me-14-janar

Nisja e gjysmëvjetorit të dytë në shkollat e Drenasit është shtyrë deri më 14 janar.

Vendimi është marrë nga kryetari i kësaj komune, Ramiz Lladrovci.

“Për shkak të rrethanave të krijuara nga vërshimet, bora, ngricat dhe mungesa e ujit të pijes në disa pjesë të komunës, Kryetari i Komunës së Drenasit ka marrë vendim që të pezullohet vijimi i mësimit në të gjitha nivelet e arsimit parashkollor dhe shkollor”, thuhet në njoftim.

“Ky vendim është marrë me qëllim të ruajtjes së sigurisë së nxënësve, mësimdhënësve dhe stafit arsimor. Ekipet emergjente dhe institucionet tjera lokale janë të përkushtuara për ta normalizuar gjendjen, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, me qytetarët dhe kompanitë në tërë territorin e komunës së Drenasit”, thuhet tutje në njoftim.

“Komuna e Drenasit do të vazhdojë të njoftojë me kohë për çdo zhvillim të ri”.

Related posts

Motori kryesor i kërkimit në internet, Google gati për të sjellë ndryshimin e madh

admin

Kryediplomatët rus dhe iranian diskutojnë për krizën në Lindjen e Mesme

Kushtrim Guraj

Presidenti i Kubës: Nuk do të jap dorëheqje, pavarësisht presionit të SHBA-së

admin