RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Somalia akuzon Izraelin se planifikon dëbimin e palestinezëve të Gazës drejt Somalilandit

somalia-akuzon-izraelin-se-planifikon-debimin-e-palestinezeve-te-gazes-drejt-somalilandit

Ministri i Mbrojtjes i Somalisë, Ahmed Moalim Fiqi, ka deklaruar se Izraeli po planifikon zhvendosjen me forcë të palestinezëve nga Gaza drejt Somalilandit, duke e cilësuar këtë si një shkelje serioze të së drejtës ndërkombëtare.

Në një intervistë për Al Jazeera, Fiqi tha se Somalia disponon “informacion të konfirmuar” mbi një plan izraelit për transferimin e palestinezëve në rajonin separatist të Somalilandit, i cili shpalli pavarësinë nga Somalia në vitin 1991, por nuk njihet nga OKB-ja. Akuzat vijnë në një kohë kur Izraeli, në dhjetor, u bë vendi i parë që njohu Somalilandin si shtet të pavarur.

Izraeli dhe autoritetet e Somalilandit i kanë mohuar më herët raportimet për një marrëveshje të tillë. Ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Saar, deklaroi se zhvendosja e palestinezëve “nuk është pjesë e marrëveshjes”, pa dhënë detaje të mëtejshme. Edhe burime pranë qeverisë së Somalilandit kanë mohuar se kjo ka qenë një kusht i pranimit të njohjes nga Izraeli.

Megjithatë, presidenti i Somalisë, Hassan Sheikh Mohamud, ka pohuar më herët se Somaliland ka pranuar kushte që përfshijnë vendosjen e palestinezëve, krijimin e një baze ushtarake izraelite në brigjet e Gjirit të Adenit dhe normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin në kuadër të Marrëveshjeve të Abrahamit.

Fiqi i bëri thirrje kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu të tërheqë njohjen diplomatike të Somalilandit, duke e cilësuar atë si një sulm të drejtpërdrejtë ndaj sovranitetit të Somalisë. Ai akuzoi Izraelin se ndjek një strategji afatgjatë për fragmentimin e shteteve në rajon, duke e lidhur njohjen e Somalilandit me këtë qasje. /mesazhi

Related posts

Forcat izraelite vrasin një adoleshent gjatë bastisjeve në Bregun Perëndimor

admin

Dëgjohen shpërthime të shumta në kryeqytetin Teheran

Irfan Jahiu

Fillon takimi katërpalësh për Sirinë në Moskë

admin