RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Dronët fluturojnë mbi Sana të Jemenit, Huthit qëllojnë me armë kundërajrore

dronet-fluturojne-mbi-sana-te-jemenit,-huthit-qellojne-me-arme-kunderajrore

Dronë u panë duke fluturuar sot mbi kryeqytetin e Jemenit, Sana, ndërsa grupi Huthi hapi zjarr me armë kundërajrore për t’i rrëzuar, thanë banorë jemenas për Anadolu.

Banorët thanë se kishin parë dronë duke fluturuar mbi disa lagje, përfshirë Saawan dhe Al-Hasaba, në verilindje të qytetit. Ata shtuan se të shtënat kundërajrore të Huthive shkaktuan shpërthime dhe frikë te banorët.

Ndërkohë, faqja e pavarur e lajmeve në Jemen “Belqees” raportoi se “shpërthime, të shtëna të mbrojtjes ajrore dhe të shtëna armësh u dëgjuan sot herët në kryeqytetin Sana”. Faqja citoi banorët të kenë thënë se “tingujt e shpërthimeve dhe të shtënave nuk pushuan, duke shkaktuar frikë dhe shqetësim te banorët ndërsa arsyet mbetën të paqarta”.

Ajo citoi gjithashtu media dhe llogari në rrjetet sociale të lidhura me Huthit, sipas të cilave “sistemet e mbrojtjes ajrore të grupit u aktivizuan për t’iu kundërvënë dronëve që fluturonin në numër të madh mbi Sana”.

Huthit nuk kanë komentuar menjëherë incidentin ndërsa identiteti i dronëve dhe pala që i lëshoi ata nuk ishte menjëherë i qartë. Incidenti vjen në mes të përshkallëzimit të ri ushtarak në Jemen që nga korriku, më i madhi në vitet e fundit pas një periudhe qetësie relative që pas armëpushimit të prillit 2022.

Jemeni është në luftë që nga shtatori i vitit 2014, kur Huthit morën kontrollin e kryeqytetit Sana dhe disa provincave, përpara se një koalicion i udhëhequr nga Arabia Saudite të ndërhynte në mars 2015 në mbështetje të qeverisë së Jemenit të njohur ndërkombëtarisht.

Related posts

​Bujar Osmani: Jemi kundër thirrjeve për kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë

admin

Itali – 13 të zhdukur pas rrëshqitjes së dheut nga shirat e dendur

admin

Rumania ngre në ajër avionë luftarakë pas shkeljes së hapësirës ajrore nga një dron rus

admin