RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Dronët godasin rezervuarët e karburantit në portin Salalah të Omanit

dronet-godasin-rezervuaret-e-karburantit-ne-portin-salalah-te-omanit

Disa dronë u rrëzuan të mërkurën, ndërsa të tjerë goditën rezervuarët e karburantit në portin Salalah të Omanit, thanë mediat omane duke cituar një burim sigurie, transmeton Anadolu.

Zyrtarët e Omanit po punojnë pa pushim për të monitoruar dhe kundërshtuar sulmet, raportoi Agjencia e Lajmeve të Omanit, duke cituar një burim i cili shtoi se nuk janë raportuar viktima në sulmin në portin Salalah.

Tensionet përfshinë Lindjen e Mesme pasi Izraeli dhe SHBA-ja nisën sulme të përbashkëta ndaj Iranit më 28 shkurt dhe deri më tani kanë vrarë më shumë se 1.200 njerëz, përfshirë Ali Khamenein, ish-udhëheqësin suprem të vendit, dhe më shumë se 150 nxënëse në një shkollë.

Teherani u hakmor me sulme me dronë dhe raketa që shënjestruan Izraelin, Jordaninë, Irakun dhe disa vende të Gjirit që strehonin asete ushtarake amerikane.

Related posts

Puna në Trepçë, Sveçla nënshkruan Udhëzimin Administrativ për trajnimin e minandezësve

admin

VOA: Kriza e trafikimit të qenieve njerëzore, Nju Jorku renditet në vend të katërt në SHBA

admin

Kurti: Liqeni i Ohrit është liqe tektonik, kam ardhur për bisedime për marrëveshje

admin