RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kryeministri al-Sudani: Iraku nuk do të lejojë që territori i tij të përdoret si bazë për sulme kundër Iranit

kryeministri-al-sudani:-iraku-nuk-do-te-lejoje-qe-territori-i-tij-te-perdoret-si-baze-per-sulme-kunder-iranit

Kryeministri irakian, Mohammed Shia al-Sudani, gjatë një bisede telefonike me presidentin iranian, Masoud Pezeshkian, tha se Iraku nuk do të lejojë që asnjë palë apo individ të përdorë territorin irakian si bazë për sulme kundër Iranit, transmeton Anadolu.

Zyra e kryeministrit irakian në rrjetin social amerikan X tha se al-Sudani theksoi se derisa Iraku është i përkushtuar ndaj sigurisë dhe sovranitetit të Iranit, sulmet që shënjestrojnë territorin e Irakut përbëjnë shkelje të sovranitetit dhe minojnë përpjekjet e Bagdadit për t’i dhënë fund luftës dhe për t’u kthyer te dialogu.

Ai gjithashtu shprehu “refuzimin dhe dënimin e Irakut ndaj luftës së padrejtë që po synon Iranin”, duke theksuar shqetësimin e Irakut për sigurinë dhe paqen në rajon dhe për popujt vëllazërorë.

Al-Sudani tha se Iraku është i gatshëm të bëjë përpjekje për t’i dhënë fund luftës dhe për t’u kthyer te “logjika e dialogut dhe zgjidhjeve paqësore, larg gjuhës së forcës që kërcënon sigurinë dhe stabilitetin rajonal dhe ndërkombëtar.”

SHBA-ja dhe Izraeli nisën sulme të përbashkëta kundër Iranit më 28 shkurt, të cilat kanë vrarë më shumë se 1,300 persona, përfshirë ish-liderin suprem iranian, Ali Khamenei, si dhe mbi 150 nxënëse.

Teherani është kundërpërgjigjur me sulme me dronë dhe raketa, duke shënjestruar Izraelin, Jordaninë, Irakun dhe vendet e Gjirit që strehojnë baza ushtarake amerikane, duke tronditur tregjet globale dhe duke rritur ndjeshëm çmimet e energjisë.

Related posts

Rusia vendos në listën e të kërkuarve hetuesin e GJNP-së që lëshoi urdhër arrest për Putinin

admin

Mbi 150 persona dyshohen të vdekur pas përmbytjes së anijes me emigrantë gjatë rrugës për në Ishujt Kanarie

RTI

Polonia planifikon të ndërtojë murin e vet kundër dronëve

RTI