E lagni furçën e dhëmbëve para apo pas vendosjes së pastës? Duket si një nga ato pyetjet e debatit “fustani është blu me të zezë apo i bardhë me gold”. Cila është përgjigjja e saktë?
Shoqata Amerikane e Stomatologëve (ADA), një burim i besueshëm i informacionit për kujdesin oral, ka përcaktuar standardet e sigurisë dhe efikasitetit për produktet dentare. Ky institucion këshillon:
1. Përdorni një furçë dhëmbësh me fije të buta.
2. Lani dhëmbët dy herë në ditë, për dy minuta.
3. Shpëlajeni furçën e dhëmbëve pas përdorimit dhe lëreni të thahet.
4. Zëvendësoni furçën çdo 3 muaj, ose më herët nëse është dëmtuar.
Pra, çfarë thotë ADA për lagien e furçës: para apo pas pastës? Asgjë. Rezulton se lagia e furçës është një vendim subjektiv. Ju mund të mos e lagni fare përsa kohë nuk keni efekte anësore, si për shembull irritim të mishrave të dhëmbëve.
Dentistët këshillojnë lagien e furçës zakonisht për të zbutur paraprakisht fijet e saj, sepse një furçë e thatë mund të dëmtojë mishrat e dhëmbëve ose të gërryejë smaltin. Nëse e lagni para apo pas pastës, nuk ka rëndësi.