Anijet u nisën nga porti ukrainas Chornomorsk, tha Ministria turke e Mbrojtjes Kombëtare
Dy anije të tjera u larguan nga Ukraina sipas marrëveshjes së Istanbulit për eksportin e drithit, tha sot Ministria turke e Mbrojtjes Kombëtare, transmeton Anadolu Agency (AA).
Anijet u nisën nga porti ukrainas Chornomorsk, tha ministria në Twitter.
Ajo shtoi se dy anije të tjera në lëvizje do të inspektohen gjithashtu në veri të Istanbulit.
Turqia, OKB-ja, Rusia dhe Ukraina nënshkruan një marrëveshje muajin e kaluar për të rifilluar eksportet e drithit nga portet ukrainase të Detit të Zi, Yuzhny, Chornomorsk dhe Odesa, të cilat u ndaluan për shkak të luftës Rusi-Ukrainë, tashmë në muajin e gjashtë.
Një qendër e përbashkët koordinimi me zyrtarë nga të tre vendet dhe OKB-ja është krijuar në Istanbul për të mbikëqyrur dërgesat. /aa