RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Putin jep dritën e gjelbër për misionin e OKB-së në impiantin e Zaporizhias

putin-jep-driten-e-gjelber-per-misionin-e-okb-se-ne-impiantin-e-zaporizhias

Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se zyrtarëve të OKB-së do t’u jepet leje të inspektojnë impiantin bërthamor në Zaporizhia.

Kremlini e bëri njoftimin pas një bisede telefonike mes Putin dhe homologut francez Emmanuel Macron.

Vetë presidenti ukrainas vlerësoi angazhimin e një ekipi të OKB-së.

“Diplomatët ukrainas, partnerët tanë dhe përfaqësues të OKB-së po punojnë për detajet specifike për misionin që do të dërgohet në Zaporizhia. Në këtë mënyrë, siguria në impiant mund të rivendoset. Ndaj i jam mirënjohës kujtdo që iu bashkua kësaj nisme. Nëse shantazhi rus me kërcënimin atomik vazhdon, kjo verë do të hyjë në historinë e Evropës si një nga më tragjiket e të gjitha kohërave”, u shpreh Zelenksi.

Gjatë një vizite në portin e Odesës, sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres përsëriti thirrjen për demilitarizimin e centralit bërthamor, që ndodhet nën kontrollin e rusëve, nga frika se mund të ndodhë një katastrofë.

“Sekretariati i OKB ka kapacitetet, logjistikën dhe sigurinë e duhur për të mbështetur misionin dhe për t’u zhvendosur nga Kievi në Zaporizhia”, u shpreh Antonio Guterres, Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së.

Ndërkohë, për herë të parë Shtetet e Bashkuara deklaruan të premten se do të pajisin Ukrainën me dronët mbikëqyrës “Scan Eagle”, automjete rezistente ndaj minave, autoblinda dhe armatime të tjera, me qëllim rimarrjen e territorit të humbur. /euronews

Related posts

Qeveria në detyrë mbrëmë ka mbajtur mbledhje elektronike – këto janë vendimet e miratuara

Hevzi

“Populli kosovar meriton lirinë”, çfarë deklaronte Kadare një vit para shpalljes së Pavarësisë së Kosovës

admin

Mbi 110.000 të zhvendosur në Indonezi për shkak të lëkundjeve të përsëritura që nga tërmeti 7,7 ballë i së shtunës

Irfan Jahiu