RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Dy anije të tjera me drithë nisen nga Ukraina

dy-anije-te-tjera-me-drithe-nisen-nga-ukraina

Anijet u nisën nga porti ukrainas Chornomorsk, tha Ministria turke e Mbrojtjes Kombëtare

Dy anije të tjera u larguan nga Ukraina sipas marrëveshjes së Istanbulit për eksportin e drithit, tha sot Ministria turke e Mbrojtjes Kombëtare, transmeton Anadolu Agency (AA).

Anijet u nisën nga porti ukrainas Chornomorsk, tha ministria në Twitter.

Ajo shtoi se dy anije të tjera në lëvizje do të inspektohen gjithashtu në veri të Istanbulit.

Turqia, OKB-ja, Rusia dhe Ukraina nënshkruan një marrëveshje muajin e kaluar për të rifilluar eksportet e drithit nga portet ukrainase të Detit të Zi, Yuzhny, Chornomorsk dhe Odesa, të cilat u ndaluan për shkak të luftës Rusi-Ukrainë, tashmë në muajin e gjashtë.

Një qendër e përbashkët koordinimi me zyrtarë nga të tre vendet dhe OKB-ja është krijuar në Istanbul për të mbikëqyrur dërgesat. /aa

Related posts

Franca pritet të refuzojë ftesën e SHBA-së për t’u bashkuar me Bordin e Paqes për Gazën

RTI

He’zbollahu merr përsipër su’lmin e dytë me ra’keta në bazën ajrore iz’raelite

admin

Edhe Britania e Madhe vendos sanksione ndaj Radojiçiqit dhe Veselinoviqit

admin