RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Dy anije të tjera me grurë nisen nga Ukraina për në Itali dhe Turqi

dy-anije-te-tjera-me-grure-nisen-nga-ukraina-per-ne-itali-dhe-turqi

Dy anije të tjera, që transportonin misër dhe sojë, u nisën nga portet ukrainase të Detit të Zi të hënën, thanë Turqia dhe Ukraina, duke e çuar totalin në dhjetë që kur anija e parë lundroi javën e kaluar sipas një marrëveshjeje me Rusinë për të zhbllokuar eksportet e grurit ukrainas.

Kombet e Bashkuara dhe Turqia ndërmjetësuan marrëveshjen muajin e kaluar, pas paralajmërimeve se ndalimi i dërgesave të drithërave të shkaktuara nga lufta e Rusisë në Ukrainë mund të çojë në mungesa të rënda ushqimore dhe madje edhe në shpërthime urie në pjesë të botës, raporton Reuters të hënën.

Anija “Sacura”, e cila u nis nga Pivdennyi, po transporton 11,000 ton sojë për në Itali, tha të hënën ministria e mbrojtjes e Turqisë, ndërsa anija “Arizona”, e cila u largua nga Chornomorsk, po transporton 48,458 ton misër për në Iskenderun në Turqinë jugore.

Ndërkohë, anija “Polarnet”, i cila u nis të premten, arriti në destinacionin e saj përfundimtar në Derince të Turqisë veriperëndimore të hënën në mëngjes për t’u shkarkuar, duke shënuar përfundimin e dërgesës së parë që nga rinisja e eksporteve.

Deri më tani, rreth 243,000 ton misër janë eksportuar nga Ukraina me shtatë anije që nga nisja e parë më 1 gusht, sipas të dhënave nga ministria e mbrojtjes e Turqisë.

Anijet e tjera transportonin 11,000 ton sojë, 6,000 ton vaj luledielli dhe 45,000 ton miell luledielli.

Në kohë paqeje, Ukraina eksportonte deri në gjashtë milionë tonë drithë në muaj nga portet e saj në Detin e Zi dhe bregdetin e Detit Azov. /koha

Related posts

Shefi i Wagnerit thotë se do t’ia dorëzojë Ushtrisë ruse Bakhmutin deri më 1 qershor

admin

Itali: 20 mijë refugjatë zbarkuan në 2023, trefish më shumë se në 2022

admin

Zhurma për dinarin serb, Kurti ua sqaron diplomatëve të huaj në Kosovë, esencën e rregullores së BQK-së

rezart morina