RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Dy dëshmorë nga bombardimet e Izraelit në kampin Al-Maghazi

dy-deshmore-nga-bombardimet-e-izraelit-ne-kampin-al-maghazi

Dy qytetarë palestinezë u vranë si pasojë e bombardimeve të forcave pushtuese izraelite, në orët e para të mëngjesit të së premtes, në kampin e refugjatëve Al-Maghazi, në pjesën qendrore të Rripit të Gazës.

Sipas korrespondentit të WAFA-s, një dron i okupatorit goditi një grumbull qytetarësh në kampin Al-Maghazi, duke shkaktuar vrasjen e dy qytetarëve: Walid Hassan Darwish dhe Yasser Mohammed Abu Shahadeh.

Po ashtu, anijet luftarake izraelite ndoqën varkat e peshkatarëve dhe hapën zjarr me armë të rënda drejt tyre në brigjet e qytetit të Gazës.

Ndërkohë, forcat pushtuese kryen edhe sulme ajrore në zona të gjera të qytetit Rafah, në jug të Rripit të Gazës. /mesazhi

Related posts

Mbahet funerali për fëmijët e vrarë në sulmin ndaj shkollës së vajzave në Iran

Kushtrim Guraj

A do mposhten këtë herë huthinjtë?

RTI

Macron pret në takim Blinkenin, diskutojnë për Ukrainën dhe Lindjen e Afërt

Muhamet Ramadani