RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Dy gra raportohen të zhdukura në Gjilan

dy-gra-raportohen-te-zhdukura-ne-gjilan

Dy persona janë raportuar të zhdukur në Gjilan më datë 4 dhe 3 korrik.

Sipas Policisë së Kosovës një person nga fshati Doberqan më 4 korrik ka lajmëruar se gjyshja e tij e cila ka probleme mendore gjatë natës është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendodhjen e saj.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se gjyshja e tij, viktima femër kosovare (me probleme mendore) gjatë natës është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vend ndodhja e saj. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.

Ndërsa një burrë nga fshati Caparë ka njoftuar policinë se që nga 3 korriku gruaja i është larguar nga shtëpia dhe nuk ka informacione për të.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se bashkëshortja e tij viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar”, njofton policia.

Related posts

Protestuesit serbë mblidhen para komunave në veri

rezart morina

Familje të tëra të mbytura në përmbytjet në Libi

rezart morina

Turqi, në ditën e tetë të kërkimeve shpëtohet nga rrënojat një vajzë 6-vjeçe

rezart morina