RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Dy palestinezë, përfshirë një fëmijë, plagosen nga të shtënat e ushtrisë izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar

dy-palestineze,-perfshire-nje-femije,-plagosen-nga-te-shtenat-e-ushtrise-izraelite-ne-bregun-perendimor-te-pushtuar

Dy palestinezë, përfshirë një fëmijë, u plagosën sot nga zjarri i ushtrisë izraelite në qytetin Al-Bireh, në pjesën qendrore të Bregut Perëndimor, sipas Shoqatës së Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze, transmeton Anadolu.

Shoqata tha në një deklaratë se ekipet e saj trajtuan dy persona të plagosur me municion të vërtetë në kampin e refugjatëve Al-Amari në Al-Bireh.

Njëri nga të plagosurit ishte një fëmijë 15-vjeçar, ndërsa tjetri, një i ri, u qëllua në këmbë, thuhet në deklaratë, në të cilën njoftohet se të dy janë dërguar në spital.

Forcat izraelite kryejnë inkursione ushtarake pothuajse çdo ditë në gjithë Bregun Perëndimor të pushtuar, të cilat shpesh përfshijnë të shtëna me armë zjarri, bastisje të shtëpive dhe arrestime.

Që nga fillimi i luftës së Izraelit në Rripin e Gazës në tetor të vitit 2023, ushtria izraelite dhe kolonët kanë intensifikuar sulmet në gjithë Bregun Perëndimor të pushtuar, krahas zgjerimit të vendbanimeve të paligjshme dhe shtimit të kufizimeve ndaj lëvizjes së palestinezëve.

Related posts

Partia Socialiste fiton Bashkinë e Kamzës

admin

Raport: Gjermania minon besueshmërinë e saj duke toleruar shkeljet e ligjit ndërkombëtar nga SHBA-ja dhe Izraeli

Hevzi

The New York Times: Izraeli mbante dy baza sekrete në Irak për sulme ndaj Iranit

admin