RTV AHIRETI
Lajme

Filloi punimet Konferenca dhe Panairi për shërbimet e Haxhit dhe Umres

filloi-punimet-konferenca-dhe-panairi-per-sherbimet-e-haxhit-dhe-umres

Në Xhide të Arabisë Saudite ka filluar punimet Konferenca dhe Panairi për shërbimet e Haxhit dhe Umres. Në këtë Konferencë, me ftesë të ministrit të Haxhit dhe Umres, dr. Tevfik Rabiah, po merr pjesë edhe delegacioni i Bashkësisë Islame të Kosovës, i kryesuar nga Myftiu Naim ef. Tërnava.

Konferenca u hap nga zëvendës emiri i Rajonit të Mekës, princi Saud bin Mishal.

Në fjalën e tij hapëse, ministri saudit i Haxhit dhe Umres, dr. Tevfik Rabiah, theksoi se janë nisur projekte për zhvillimin e infrastrukturës për vendet e shenjta në vlerë më shumë se pesë miliardë rialë (rreth 1.3 miliardë dollarë).

Në këtë Konferencë po marrin pjesë ministra, krerë të institucioneve përgjegjëse për organizimin e haxhit nga më shumë se 80 vende. Konferenca do të vazhdojë punimet deri më 11 janar dhe përgjatë zhvillimit të saj, do të diskutojë për iniciativat e shquara, produktet, shërbimet, projektet dhe investimet në teknologjinë inovative në sektorin e Haxhit dhe Umres.

Related posts

25 vjet pas masakrës së Poklekut në Kosovë, dhimbje dhe apel për drejtësinë e munguar

admin

“Lufta në Gazë është kthyer në një ‘varrezë’ për shumë nga parimet e së drejtës humanitare”, BE për herë të parë sanksione ndaj kolonëve izraelitë

admin

Parlamenti skocez zgjedh Humza Yousaf-in ministër të parë

admin