DY persona kanë ndërruar jetë si pasojë e infektimit ne virusin Covid19 në Kosovë, gjatë 24 orëve të fundit, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.
Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 2 mijë e 703 persona, derisa 1 mijë e 265 janë shëruar.
Numri i vaksinave të aplikuara është 50 gjatë kësaj periudhe kurse numri total i rasteve aktive në Kosovë ka arritur 6 mijë e 527.