RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmetShëndetësi

Dy të vdekur dhe mbi 1.500 raste të reja me COVID-19

dy-te-vdekur-dhe-mbi-1.500-raste-te-reja-me-covid-19

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar dy raste të vdekjes dhe 1,562 raste të reja me coronavirus.

Rastet e reja dalin pas testimit të 4,210 mostrave dhe përqindja e rasteve pozitive është 37.10%.

Sipas njoftimit, në 24 orët paraprake janë shëruar edhe 1,186 pacientë.

Aktualisht, raste aktive me coronavirus në Kosovë janë 10,288.

Deri më tani, autoritetet shëndetësore kanë dhënë mbi 1.8 milion vaksina kundër këtij virusi.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 80 doza të vaksinës.

Related posts

Kasapi i Bosnjës – Ratko Mlladiç shtrohet në spital

admin

Spiropali: Të drejtat e studentëve shqiptarë në RMV janë të garantuara me Kushtetutë

Hevzi

Danimarka dërgon pajisje ushtarake dhe trupa në Grenlandë

Muhamet Ramadani