RTV AHIRETI
FeaturedLajmeLajmetShqipëri

Dy të vrarë në Vlorë

dy-te-vrare-ne-vlore

Dy persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e një atentati të ndodhur paraditen e së enjtes në Panaja të Vlorës.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se është qëlluar në drejtim të një automjeti “Mercedes B-Class” në autostradën Fier-Vlorë.

Dy viktimat ndodhen ende brenda automjetit, i cili ka dalë nga rruga. Mësohet se ndaj dy personave është qëlluar nga një automjet tjetër në lëvizje.

Forcat e policisë ndodhen në vendngjarje dhe kanë bërë bllokimin e autostradës, duke devijuar qarkullimin e mjeteve nga rruga e vjetër.

Atentati i pak minutave më parë, vjen pas dy vrasjeve të regjistruara mbrëmjen e së mërkurës.

Në Sarandë, një 41-vjeçar u vra nga një 24-vjeçar, pas një konflikti për parkimin, ndërsa në Elbasan, një 20-vjeçar u qëllua për vdekje pas një konflikti të çastit për motive të dobëta. /Euronews Albania/

Related posts

Përfundon marshi masiv në solidarizim me çlirimtarët

Muhamet Ramadani

Tre persona arrestohen për kontrabandë me migrantë në dy raste të ndara

RTI

“Legjitimohet sulmi ndaj Hamasit, por jo ndaj civilëve”- Deputeti i PS: Në disa raste Izraeli nuk ka zbatuar konventat, por…

admin