RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shpërthim i fuqishëm në një xhami në Kabul, dyshohet për dhjetëra viktima

shperthim-i-fuqishem-ne-nje-xhami-ne-kabul,-dyshohet-per-dhjetera-viktima

Një shpërthim i madh ka ndodhur një xhami në Kabul gjatë lutjeve të mbrëmjes të mërkurën, thanë dëshmitarët dhe zyrtarë të policisë.

Policia tha se nga shpërthimi kishte shumë viktima, por nuk saktësoi se sa. Një zyrtar i inteligjencës së talebanëve tha për Reuters se deri në 35 persona mund të jenë plagosur ose vrarë dhe numri mund të rritet më tej. Al Jazeera citoi një zyrtar të paidentifikuar të ketë dhënë një numër prej 20 viktimash.

Spitali i Emergjencave të Kabulit tha në Twitter se kishin marrë 27 pacientë të plagosur nga shpërthimi, duke përfshirë një fëmijë shtatëvjeçar.

Dëshmitarët i thanë Reuters se shpërthimi i fuqishëm u dëgjua në një lagje veriore të Kabulit, duke thyer xhamat e ndërtesave aty pranë

Një zyrtar i inteligjencës së talebanëve, duke folur në kushte anonime, ka thënë për Reuters se shpërthimi ka ndodhur në një xhami në rajonin Khair Khana në Kabul.

Sipas burimit, imami i xhamisë është në mesin e të vdekurve. /euronews

Related posts

Itali – Qeveria miraton buxhetin e vitit 2023, mbështje për familjet dhe bizneset

admin

Zonja e Parë Emine Erdoğan takon vajzën e Malcolm X-it në Turqi

admin

Mediat ruse: Moska, plane për pozicionimin e raketave balistike afër kufirit finlandez

admin