RTV AHIRETI
Shëndetësi

Dy ushqimet që jua përmirësojnë lëkurën

dy-ushqimet-qe-jua-permiresojne-lekuren

Një nga mënyrat e zakonshme se si shumica e vajzave përpiqen të fitojnë lëkurë të përsosur, është duke provuar produkte të ndryshme. Por, a e dini se ushqimet të cilat i hani luajnë rol të rëndësishëm në shëndetin e lëkurës?

Në fakt, dermatologët edhe i inkurajojnë vajzat dhe gratë që t’ua shtojnë dietave të tyre disa ushqime të caktuara për eliminimin e problemeve të zakonshme.

Mishi pulës

Ngrënia e proteinave është mënyrë tjetër e shkëlqyeshme për përmirësimin e lëkurës. Ekspertët sugjerojnë që të hani mish pule për t’i mbajtur nivelet e sheqerit stabile, dhe për t’i parandaluar shenjat e hershme të plakjes. Nëse mishi pulës nuk është i preferuari juaj, atëherë mund të hani edhe mish të kuq apo peshk për rezultate të njëjta, transmeton Telegrafi.

Domatet

Domatet përmbajnë licopen, antioksidant i fuqishëm që i lufton rrezatimet e lira në trup, e veçanërisht në lëkurë. Domatet përmbajnë edhe vitaminë C, e cila është e ndërlidhur me prodhimin e kolagjenit për ta mbajtur lëkurën të fortë. Vitamina C gjithashtu e mbron lëkurën edhe nga rrezet e dëmshme ultravjollcë, nga dëmtimet e diellit dhe nga ndotësit e ndryshëm.

Dermatologët rekomandojnë që përfitimet e domates t’i gëzoni duke i shtrydhur 5-6 domate dhe duke e konsumuar lëngun.

Related posts

Ja çfarë duhet të bëni menjëherë kur ju pickon një greth, bletë ose grerëz

Muhamet Ramadani

Dobitë shëndetësore nga ekspozimi në diell

admin

Një test një minutësh zbulon nëse jeni në rrezik të prediabetit

admin