RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Dyshohet për krime lufte, sot nis gjykimi i Dragisha Milenkoviqit

dyshohet-per-krime-lufte,-sot-nis-gjykimi-i-dragisha-milenkoviqit

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot pritet të nis gjykimi kundër serbit, Dragisha Milenkoviq, i cili akuzohet për krime lufte kundër popullatës civile.

Milenkoviq pritet të përballet me dëshmitarë të cilët janë ftuar të dëshmojnë për vuajtjet dhe torturat që i kishin përjetuar.

Në thirrjen për shqyrtim, njëri prej dëshmitarëve në këtë seancë është edhe qytetari nga Suhareka, Arsim Zyba, i cili do të japë dëshminë e tij gjatë kohës sa ishte i burgosur në Burgun e Dubravës.

Aktualisht, Milenkoviq gjendet në paraburgim në Burgun e Sigurisë së Lartë.

Related posts

Izraeli bombardon shtëpitë në Jenin, vret 7 palestinezë dhe plagos disa të tjerë

rezart morina

Dinari vazhdon të qarkullojë në veri

admin6

Barcelona pritet të ketë krizë për ujë

admin