RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Dyshohet se mori pjesë në vrasjen e pesë anëtarëve të një familjeje dhe më pas i djegën – aktakuzë ndaj një personi për krime lufte

dyshohet-se-mori-pjese-ne-vrasjen-e-pese-anetareve-te-nje-familjeje-dhe-me-pas-i-djegen-–-aktakuze-ndaj-nje-personi-per-krime-lufte

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj T.P., për veprën penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri T.P., gjatë luftës në Kosovë, në fshatin Cerrcë dhe fshatrat përreth në komunën e Istogut, në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave serbe, ka kryer vrasje, plaçkitje dhe shkatërrim të pasurisë të civilëve shqiptarë.

“Në prill të vitit 1999, T.P. akuzohet se ka marrë pjesë në vrasjen e pesë anëtarëve të një familjeje”, thuhet në njoftim.

Siç bëhet e ditur viktimat K.R., Z.R, R.R., I. R dhe Sh.R., nën kërcënimin e armëve, janë detyruar të lënë shtëpinë e tyre dhe janë vendosur në një shtëpi tjetër, në të cilën më pas ishin vrarë.

Sipas aktakuzës, shtëpia bashkë me trupat e viktimave është djegur.

Gjithashtu, i pandehuri T.P., së bashku me pjesëtarë të tjerë të forcave serbe, akuzohet se ka vjedhur pasuri të luajtshme dhe më pas ka djegur shtëpitë në fshatrat e kësaj komune.

Related posts

Tony Blair para deputetëve: Nuk pendohem kurrë për mbështetjen ndaj pavarësisë së Kosovës

Muhamet Ramadani

Kryeministri i Kosovës në podcastin “Public Square”, Kurti: Konflikti mes kombit shqiptar e Beogradit nuk ka përfunduar

admin

Koreja e Jugut: Pheniani lëshoi të paktën tre raketa balistike

admin