RTV AHIRETI
Shëndetësi

Dyshoni se vuani nga anemia?

dyshoni-se-vuani-nga-anemia?

Anemia është një gjendje që nënkupton mungesën e qelizave të kuqe të gjakut dhe elementeve të tyre ndërtuese, pra hemoglobinës në gjak.

Shkaku kryesor i anemisë është mungesa e hekurit, i cili është funksionalisht i rëndësishëm për organizmin.

Gjithashtu, shkaqet e mungesës së hekurit mund të jenë ushqimi i keq, aktiviteti fizik intensiv, çrregullimet e sistemit tretës ose përdorimi i disa medikamenteve.

Fakti është se shumë njerëz nuk mund të zbulojnë në kohë aneminë, e cila mund të çojë në probleme më serioze shëndetësore. Në të njëjtën kohë, simptomat e anemisë janë shumë të pakëndshme dhe mund të ndërhyjnë në jetën e përditshme.

Anemia vlerësohet të jetë problemi më i zakonshëm shëndetësor në rreth një të tretën e popullsisë së botës. Mungesa e hekurit është veçanërisht karakteristike për gratë gjatë shtatzënisë dhe ushqyerjes me gji, kur është e nevojshme të plotësohet me ushqim. Fëmijët, si dhe personat me sëmundje kronike, janë gjithashtu në rrezik më të madh.

Simptomat kryesore të anemisë janë lodhja, dobësia, lëkura e zbehtë, marrje mendsh, të fikët, nauze, dhimbje koke, gulçim, dhimbje gjoksi, duar dhe këmbë të ftohta, si dhe çrregullime të rrahjeve të zemrës.

Në rast se dyshoni se trupit tuaj i mungon hekuri, duhet të bëni një analizë të plotë të gjakut, e cila përfshin analizat e hekurit, vitaminës B12, acidit folik, ferritinës, transferrinës, hemoglobinës e të tjera.

Përveç suplementeve që janë të domosdoshëm për trajtimin e anemisë, ushqimi sigurisht që do të jetë i një rëndësie vendimtare. Në dietën tuaj duhet të futni ushqime që do të përmbajnë sa më shumë hekur. Menuja juaj duhet të dominohet nga ushqime të tilla si: kërpudhat, frutat e thata, të verdhat e vezëve, peshku, mishi (sidomos pula dhe gjeli i detit). Duke gatuar ushqimin në enë hekuri, mund të rritet sasia e hekurit në ushqim me 20 për qind.

Nëse përdorni enë alumini, plastike ose inoks për përgatitjen e ushqimit, është e mundur që niveli i hekurit në ushqim të ulet ndjeshëm. Gjithashtu, personave me anemi rekomandohet të konsumojnë më shumë kakao sepse përmban 15 mg hekur për 100 gram produkt.

Related posts

Pesë probleme shëndetësore me të cilat mund të ndihmojë uji i kripur

rezart morina

A mund ta trashëgojmë sëmundjen mendore? Ja çfarë thonë studimet

rezart morina

Nis shpërndarja e fishave të diabetit me rimbursim, përfitojnë mbi 50 mijë të moshuar

admin