Gruaja e moshuar nga fshati Dobërçan i Gjilanit, Fatime Maliqi, e cila u raportua e zhdukur nga familja e saj, është gjetur pa shenja jete. Lajmin e kanë konfirmuar familjarët e saj, raporton Gazeta Sinjali.
Nipi i saj, i cili edhe kërkoi ndihmë nga qytetarët për gjetjen e gjyshes, bëri të ditur për Sinjalin se e kanë gjetur të vdekur në fshat.
Vdekjen e saj e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, teksa për rastin tashmë është njoftuar edhe Policia.
Kujtojmë se e moshuara kishte dalë nga shtëpia më 4 korrik, pas mesnatës dhe deri sot nuk dihej asgjë për fatin e saj.
The post E dhimbshme: Gjendet e vdekur e moshuara nga Dobërçani i Gjilanit që u raportua e zhdukur dje first appeared on Radio Televizioni Iliria.