Partia kryesore e të djathtës ekstreme në Francë tha të shtunën se i ka lënë drejtimin “brezit të ri” teksa 27 vjeçari Jordan Bardella, papritur ka zëvendësuar lideren e vjetër Marine Le Pen në krye të ‘Lëvizjes së Mitingut Kombëtar’.
Bardella është në fakt lideri parë i kësaj force nga jashtë familjes së Le Pen, që prej themelimit të saj nga patriarku Jean-Marie Le Pen në vitin 1972 me emrin “Fronti Kombetar”.
Por megjithë largimin e zonjës Le Pen nga timoni, ajo pritet të ruajë influencë të konsiderueshme dhe mundësisht të bëjënjë tjetër kandidaturë për zgjedhjet presidenciale franceze në 2027.
“Nuk po largohem nga drejtimi i partisë Mitingu Kombëtar për të shkuar me pushime”, tha Le Pen teksa i jepte drejtimin Bardella, në një lëvizje që besohet se tenton të modernizojë imazhin e partisë për të tërhequr dhe gjeneratat më të reja.
Bardella, ish-zëdhënësi i partisë dhe aktualisht euro-parlamentar i saj, fitoi papritur shumicën e votave në zgjedhjet e brendshme.
Ai mundi Louis Aliot, kryebashkiakun francez të Perpignan, i cili ka qenë ish-i dashur i zonjës Le Pen.
Zhvillimi vjen dy ditë pas një mini-skandali racizmi të deputetit të partisë se Le Pen, Gregoire de Fournas i cili mori pezullim 15-ditë nga parlamenti kur i thirri nje deputeti më ngjyrë që po fliste në sallë “kthehu në Afrikë”.
Deputeti në fjalë ishte ministër i qeverisë së Emmanuel Macron, dhe reagoi duke thënë se ” Fronti Kombëtar tregoi fytyrën e vërtetë”.
Le Pen fitoi 42 përqind të votës ndaj Macron në presidencialet e prillit ndërsa Macron nuk konkurron dot për mandat tjetër në zgjedhjet e 2027. /tch