RTV AHIRETI
KosovëLajmeLajmet

Publikohet një video me persona të maskuar në veri që flasin serbisht dhe shtien me armë

publikohet-nje-video-me-persona-te-maskuar-ne-veri-qe-flasin-serbisht-dhe-shtien-me-arme

Mbrëmjen e të shtunës (05.10) është publikuar një video ku shihen disa persona të maskuar dhe të armatosur, për të cilët thuhet se janë në veri të Kosovës.

Në pamjet e siguruara shihen personat e maskuar, pranë veturës me targa “KM” , teksa dëgjohen edhe të shtëna me armë, ata bërtasin, duke thënë se janë kthyer.

“Njerëz të maskuar të armatosur me automatikë janë filmuar sonte në veri të Kosovës. Në sfond dëgjohen të shtëna armësh, ndërsa burra të panjohur thërrasin – ‘U kthyem. Kosova është Serbi, Krimea është Rusi’. Për Istraga është konfirmuar se të shtënat e armëve janë dëgjuar pranë vendit të regjistrimeve filmike”, thuhet në përshkrimin e videos së publikuar në Twitter.

Në lidhje me këtë video të publikuat, burime të Klan Kosova brenda Njësisë Speciale kanë thënë se ata janë gjithnjë në gatishmërinë më të lartë.

“E kemi parë videon. Me aq sa di po trajtohet nga organet kompetente, por ne gjithmonë jemi në nivelin më të lartë të gatishmërisë”, ka thënë ky burim, transmeton Klan Kosova.

Ndërsa zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti, në lidhje me videon, ka thënë se s’ka informacione. /telegrafi

Related posts

OKB-ja zgjat mandatin e EUFOR-it në Bosnje

admin

Rreth 120 persona helmohen në Han të Elezit, shkaktar dyshohet të jetë uji i pijshëm

admin

Serbia dyshon se Turqia po i fal armë dhe dronë Kosovës, i çojnë notë proteste ambasadorit

admin