RTV AHIRETI
Pytje & Përgjigje

E fali xhumanë por jo namazet e tjera, a kam gjynah?

e-fali-xhumane-por-jo-namazet-e-tjera,-a-kam-gjynah?

Pyetja:

Fal çdo xhuma në xhami, por nuk fal pesë kohët e namazit, a marr gjynah?

***

Përgjigjja:

Pa dyshim që po. Fal xhumanë elhamdulilah mirësi, begati dhe përzgjedhje e Allahut. Nëse nuk i fal pesë vaktet e namazit a merr gjynah? Pa dyshim që po. Ti ke disa detyra nga Zoti, një nga detyrat është të falësh xhumanë, detyra tjetër është të falësh pesë vaktet.

Shpërblehesh për xhumanë dhe ke gjynah të madh, mëkat shumë të rëndë që s’fal pesë vaktet. Nuk imagjinohet që një musliman mos të fali pesë vaktet, një musliman i vërtetë, një besimtar i vërtetë nuk imagjinohet që mos të fali pesë vaktet e namazit. Se nuk mund ta lërë një njeri shpirtin e vet në errësirë, nuk mund ta lërë njeriu shpirtin e vet në humnerë, një shpirt që s’fal namaz është pa dritë, një shpirt që s’fal namaz është në humnerë, kështu që njeriu duhet të mëshirojë veten e vet.

Allahu s’ka nevojë për namazet tona, s’ka nevojë Allahu për asgjë nga gjërat që ne bëjmë, nesë i i bëjmë i bëjmë për veten tonë jo për Allahun. Kështu që pa dyshim që po, mëkat dhe mëkat i madh shumë madje.

Imam dr. Ahmed Kalaja

Related posts

Si të veprojë me rrobat që më kanë mbetur të blera me paratë e vjedhura?

admin

Kur bëhet obligim haxhi?

admin

A i lejohet femrës muslimane të studiojë drejtimin e infermierisë?

admin