RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

EBA: Anëtarësimi në BRICS nuk do të dëmtojë marrëdhëniet me Perëndimin

eba:-anetaresimi-ne-brics-nuk-do-te-demtoje-marredheniet-me-perendimin

Anëtarësimi i Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) në grupin BRICS të ekonomive në zhvillim nuk do të dëmtojë marrëdhëniet me Perëndimin, deklaroi të hënën ministri i Ekonomisë i EBA-së, Abdulla Bin Touq Al-Marri, raporton Anadolu.

Ministri Al-Marri për Bloomberg tha se Abu Dabi e konsideron anëtarësimin në organizatë si një mundësi për të zhvilluar tregtinë.

Al-Marri tha se vendi i tij planifikon të ndajë më shumë kapital për Bankën e Re për Zhvillim, e cila u krijua nga BRICS dy vjet më parë.

Banka me bazë në Shangai ka një kapital të autorizuar prej 100 miliardë dollarësh, sipas faqes së saj të internetit. Që nga themelimi i saj, banka ka miratuar projekte me një vlerë kumulative prej afro 32 miliardë dollarë.

Al-Marri theksoi se anëtarësimi në BRICS nuk paraqet pengesë kundër Shteteve të Bashkuara, duke shtuar se blloku do të shtojë mbështetjen për pluralizmin që EBA-ja i ofron botës.

BRICS, e cila u themelua në vitin 2006, përbëhet nga Kina, Brazili, Rusia, India dhe Afrika e Jugut. Javën e kaluar, blloku ftoi gjashtë vende të reja – Argjentinën, Egjiptin, Iranin, Etiopinë, Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe – që të bëhen anëtarë të plotë që nga janari 2024.

Related posts

Anijet e marinës turke mbërrijnë në Libi për të ndihmuar pas përmbytjeve shkatërruese

rezart morina

Zelensky konfirmon se ushtarët ukrainas po luftojnë brenda Rusisë

RTI

Deputetët kërkojnë ndryshimin e UA-së që ndalon bartjen e shamisë në shkolla

rezart morina