RTV AHIRETI
Shëndetësi

Efektet e konsumit të ujit me limon sipas dietologëve

efektet-e-konsumit-te-ujit-me-limon-sipas-dietologeve

Me rritjen e temperaturave, konsumi i ujit për të shmangur dehidratimin bëhet edhe më i rëndësishëm. Dhe nëse dëshironi që gota juaj e ujut të ketë edhe me shumë shije, shtimi i një fete limoni në ujë është mënyra më e thjeshtë për ta bërë këtë.

Shija nuk është e vetmja gjë që do t’i shtohet ujit tuaj, por nga kjo do të mund të përfitojë edhe trupi juaj.

Mund të reduktojë fryrjen e barkut

Uji me limon ul fryrjen sepse vepron si një diuretik, i cili ndihmon në largimin e lëngjeve nga trupi.

Mund të forcojë sistemin imunitar

Vitamina C është e dobishme për sistemin imunitar dhe vepron si një antioksidant.

Një limon siguron rreth 20 miligramë vitaminë C, që është rreth 20% e sasisë së rekomanduar ditore, sipas dietologëve.

Mund të zvogëlojë rrezikun e gurëve në veshka.

Për fat të mirë, konsumi i ujit me limon mund të parandalojë këtë gjendje të rëndë.

Dhe nëse keni gurë në veshka, kjo pije do të ndihmojë në ndarjen e gurëve në tretjen e tyre.

Mund të përmirësojë tretjen

Nëse jeni duke luftuar me problemet e tretjes, shtimi i fibrave në regjimin tuaj ushqimor nuk është mënyra e vetme për të shpejtuar këtë proces.

Konsumi i ujit të ngrohtë me limon në mëngjes vepron si laksativ, tregojnë një dietologët.

Mund ta bëjë lëkurën tuaj më të shëndetshme

Vitamina C, që gjendet tek limoni mund të nxisë sintezën e kolagjenit, duke ndihmuar lëkurën tuaj të duket më e re dhe më e shëndetshme me kalimin e kohës.

Nga ana tjetër uji do t’ju hidratojë, dhe siç dihet një lëkurë e shëndetshme ka nevojë për shumë hidratim.

Mund të ndihmojë në humbjen e peshës

Duke pirë ujë me limon para dhe gjatë vakteve, ai mund të nxisë ngopjen dhe të jetë një mënyrë efektive për të ndihmuar në uljen e marrjes së kalorive.

Related posts

Ekspertët tregojnë se si të bëni gjumin më të mirë

admin

Toksikologia jep alarmin: Bëni kujdes! Kjo që po përdorni ul nivelin e oksigjenit në gjak

rezart morina

Kompanitë e barnave rritën çmimet, mjekësitë familjare në krizë për infuzione

admin