RTV AHIRETI
Shëndetësi

Efekti pozitiv i konsumit të rregullt të çokollatës

efekti-pozitiv-i-konsumit-te-rregullt-te-cokollates

Studimet e deritanishme kanë treguar se çokollata e ka një efekt pozitiv në shëndetin e tërë organizmit. E vetmja gjë që është e rëndësishme është të konsumoni çokollatë të zezë, apo çokollatë e cila në përbërjen e saj i ka të paktën 70% kakao.

Është burim i shkëlqyer i antioksidantëve – Çokollata është një burim i shkëlqyer i polifenoleve, katekineve dhe flavonoleve. Këto janë komponime që kanë veti të fuqishme antioksiduese, shkruan EO. Studimet kanë treguar që qumështi mund ta bllokojë absorbimin e këtyre kompozimeve, prandaj do të ishte më mirë të mos konsumoni çokollatë me qumësht.

E rregullon nivelin e kolesterinës – Çokollata e zezë i rregullon nivelet e insulinës. Ajo gjithashtu mund të ndihmojë në rregullimin e nivelit të kolesterinës.

Studimet kanë treguar se çokollata e zezë në të njëjtën kohë e redukton nivelin e kolesterinës së keqe (LDL) dhe i rrit nivelet e kolesterinës së mirë (HDL).

E mbron shëndetin e zemrës – Çokollata e zezë e përmirëson shëndetin e gjithë sistemit kardiovaskular, ndërsa vetëm dy porcione të çokollatës së zezë në javë mund ta zvogëlojnë rrezikun e sulmit në zemër për madje 30%.

E përmirëson disponimin – Çokollata e stimulon prodhimin e serotoninës, një neurotransmetues ky përgjegjës për disponimin, ndërsa studimet kanë treguar se konsumimi i rregullt dhe i moderuar i çokollatës mund ta zvogëlojë rrezikun prej depresionit.

Related posts

Pse lëshoni jargë kur flini dhe çfarë mund të bëni për t’i ndaluar

admin

Luftoni ftohjen dhe kollën me këtë çaj

rezart morina

​6 gjëra të pazakonta që mund të vini re në trupin tuaj pas notit

admin