RTV AHIRETI
Shëndetësi

Si të fitosh luftën me mendjen për të nisur dietën?

si-te-fitosh-luften-me-mendjen-per-te-nisur-dieten?

Koha më e mirë për të filluar me një regjim ushqimor më të shëndetshëm nuk është nesër apo javën që vjen. Në fakt, nuk ka asnjë moment të papërshtatshëm për të marrë vendimin e të ngrënit më mirë.

Megjithatë kur përballeni me këtë vendim, duket sikur duhen bërë ca negociatat me veten përballë pjatës. Synimi mbetet një dhe i vetëm: si të ndalojmë stomakun të na kontrollojë mendjen. Dhe ka disa hile të vogla, që mund t’ju vijnë shumë në ndihmë.

Fillo nga e para: Hapi i parë është të heqim nga duart të gjithë ushqimet që na prishin dietën. Pra, zbraz raftin e të ëmblave.

Planifikimi: Zgjidhni një ditë të javës që do të jetë dita e planifikimit të ushqimit. Po, po, fiks si videot në TikTok ku përgatitet ushqimi i gjithë javës.

Krijimi i zakoneve të reja: Duhen vetëm disa javë për të krijuar një ves të ri, në këtë rast fjala kyç është këmbëngulja. Hani gjithmonë mëngjes, drekë dhe darkë në të njëjtën kohë dhe gatuani ushqime të shëndetshme.

Ekuilibri: Duhet të hani në mënyrë të larmishme. Pra, mos i privo vetes pasta apo pica pak herë në muaj, pasi duhet të hani ushqime nga të gjitha grupet, por në sasi të arsyeshme.

Related posts

Virozat dhe gripi në Vlorë! Dyndje e të vegjëlve në pediatri

rezart morina

Çfarë i ndodh organizmit nëse hani dy kivi në ditë

admin

Lodhje apo goditje nga dielli? Si ta kuptoni ndryshimin

rezart morina