RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Egjipti dhe Arabia Saudite thërrasin në takim urgjent Ligën Arabe për situatën në Sudan

egjipti-dhe-arabia-saudite-therrasin-ne-takim-urgjent-ligen-arabe-per-situaten-ne-sudan

Egjipti dhe Arabia Saudite kanë thirrur në takim urgjent sot Ligën Arabe për të diskutuar për situatën në Sudan, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të agjencisë egjiptiane MENA, zëvendës sekretari i përgjithshëm i Ligës Arabe, Hossam Zaki ka bërë një deklaratë lidhur me përleshjet e armatosura në Sudan mes ushtrisë dhe Forcave paramilitare të Mbështetjes së Shpejtë.

Zaki tha se Egjipti dhe Arabia Saudite kanë thirrur në takim urgjent në nivel përfaqësuesish Ligën Arabe për të diskutuar për çështjen e Sudanit.

Në mëngjesin e 15 prillit në kryeqytetin Khartoum dhe në qytete të ndryshme të Sudanit filluan përleshje të armatosura mes ushtrisë sudaneze dhe Forcave paramilitare të Mbështetjes së Shpejtë. “Mosmarrëveshja retorike” e shënuar prej disa muajsh mes ushtrisë dhe Forcave paramilitare të Mbështetjes së Shpejtë, u shndërrua në një konflikt të nxehtë mes dy forcave.

Related posts

Protesta masive në Serbi për litiumin, aktivistët dhe ambientalistët kundërshtojnë marrëveshjen

admin

Të mbipopulluara dhe me parazitë, qeveria britanike liron nga qelitë mijëra të burgosur! Ja kategoritë që përjashtohen

admin

Kombet e Bashkuara: Uria globale ka arritur nivelin më kritik në vitet e fundit

RTI