RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Izrael – Vazhdojnë protestat pavarësisht shtyrjes së reformës në drejtësi

izrael-–-vazhdojne-protestat-pavaresisht-shtyrjes-se-reformes-ne-drejtesi

Mijëra njerëz kanë demonstruar sërish në Izrael kundër planeve të diskutueshme të reformës gjyqësore që qeveria i ka shtyrë për momentin.

Tubimi kryesor i protestave mbarëkombëtare u zhvillua sërish në Tel Aviv për të shtunën e 15-të radhazi.

Sipas medieve, protesta ishin planifikuar në gjithsej rreth 150 qytete, duke përfshirë Haifën dhe Jerusalemin.

Izraeli është përfshirë nga protesta masive për më shumë se tre muaj kundër planeve reformuese të qeverisë fetare të ekstremit të djathtë të kryeministrit, Benjamin Netanyahu.

Me reformën në drejtësi, kritikët thonë se qeveria po kërkon të kufizojë ndikimin e Gjykatës së Lartë dhe të zgjerojë pushtetin e qeverisë.

Ndër të tjera, qeverisë do t’i jepej më shumë pushtet në emërimin e gjyqtarëve dhe parlamenti do të ishte në gjendje të rrëzonte vendimet e Gjykatës së Lartë me një shumicë të thjeshtë.

Pas kundërshtimeve nga shoqëria civile, por edhe nga brenda qeverisë dhe ushtrisë, Netanyahu e shtyu projektligjin shumë të diskutueshëm për disa javë në fund të marsit për të krijuar hapësirë për dialog.

Megjithatë, opozita është shumë skeptike nëse qeveria do të arrijë një kompromis. /atsh

Related posts

Erdoğan dhe Guterres diskutojnë mbi zhvillimet në luftën Rusi-Ukrainë dhe korridorin e drithit

admin

SHBA ngre strukturën gjigante të emigrantëve në shkretëtirën e Texas, në pritje të fluksit

admin

Shtatë persona të lënduar në një aksident trafiku në rrugën Prishtinë – Mitrovicë

rezart morina