RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Egjipti dhe Turqia caktojnë ambasadorët pas 10 vitesh marrëdhënie të ngrira

egjipti-dhe-turqia-caktojne-ambasadoret-pas-10-vitesh-marredhenie-te-ngrira

Egjipti dhe Turqia kanë emëruar ambasadorët përkatës, duke i dhënë fund një dekade tensionesh diplomatike mes dy peshave të rënda rajonale, njoftuan të dy vendet.

”Vendimi synon të rivendosë marrëdhëniet normale për të mirën e dy popujve vëllazërorë”, theksoi ministria e Jashtme e Egjiptit në Twitter.

Në një deklaratë të përbashkët, të dy vendet thanë se masa “pasqyron vullnetin e ndërsjellë për të zhvilluar marrëdhënie dypalëshe në përputhje me interesat e popujve turk dhe egjiptian”.

Të dy vendet njoftuan në maj se do të forcojnë lidhjet dhe do të shkëmbejnë ambasadorë kur presidenti egjiptian Abdel-Fattah al-Sissi telefonoi homologun e tij turk Rexhep Tajip Erdogan për ta uruar për rizgjedhjen e tij.

Egjipti ka emëruar diplomatin Amr al-Hamamy si ambasador të tij në Ankara dhe Turqia ka emëruar Salih Mutlu Şen si të dërguarin e tij në Kajro.

Marrëdhëniet midis Egjiptit dhe Turqisë u përkeqësuan në mesin e vitit 2013 pasi ushtria egjiptiane, e udhëhequr në atë kohë nga al-Sissi, përmbysi presidentin e atëhershëm islamist të Egjiptit, Mohammed Morsi.

Partia për Drejtësi dhe Zhvillim e Erdoganit ishte një mbështetëse kryesore e Vëllazërisë Myslimane të Morsit. Si përgjigje, Egjipti dëboi ambasadorin turk dhe uli marrëdhëniet me Ankaranë në nivelin e të ngarkuarit me punë.

Të dy vendet kanë mbështetur gjithashtu palët kundërshtare në Libinë e shkatërruar nga konflikti. /atsh

Related posts

Edhe tetë komuna do të bëhen me nxemje qëndrore

admin

Prokuroria jep detaje për arrestimin e Naim Murselit, i cili dyshohet se ishte i përfshirë në vrasjen e bashkëshortes

admin6

Arrestohet 55 vjeçarja nga Shkupi, ka raportuar rrejshëm për bomba të vendosura nëpër shkolla

admin