RTV AHIRETI
Lajme

Egjipti, Iraku dhe Jordania me deklaratë të përbashkët: Izraeli po na dërgon në një luftë të përgjithshme

egjipti,-iraku-dhe-jordania-me-deklarate-te-perbashket:-izraeli-po-na-dergon-ne-nje-lufte-te-pergjithshme

Ministrat e Jashtëm të Egjiptit, Irakut dhe Jordanisë dënuan sulmet izraelite në Liban, duke paralajmëruar se mund të ketë një luftë gjithëpërfshirëse.

Në një deklaratë të përbashkët të lëshuar pas një takimi në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New York, ministrat thanë se ata diskutuan “përshkallëzimin serioz që po ndodh në rajon”.

Ata theksuan se përshkallëzimi i konfliktit mund të parandalohet duke ndaluar agresionin izraelit në Gaza, raporton aa.

Ministrat i bënë thirrje komunitetit ndërkombëtar dhe Këshillit të Sigurimit të OKB-së që të marrin përgjegjësinë e tyre për ndalimin e luftës, duke theksuar se Izraeli mban përgjegjësinë e plotë për këtë përkeqësim, i cili do të ketë pasoja të rënda për rajonin.

Dhjetëra mijëra njerëz kanë ikur nga Libani jugor pa asnjë ide se ku të gjejnë siguri pasi bombardimet intensive izraelite në të gjithë Libanin kanë vrarë të paktën 569 njerëz, përfshirë 50 fëmijë.

Ndryshe, Izraeli ka nisur një sulm ndaj Libanit, pas luftës me Hamasin në Rripin e Gazës.

The post Egjipti, Iraku dhe Jordania me deklaratë të përbashkët: Izraeli po na dërgon në një luftë të përgjithshme first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së dënon sulmin terrorist në Stamboll

admin

Numri i të vdekurve në Gaza rritet në 1900; 49 palestinezë të vrarë në Bregun Perëndimor

admin

Iraku planifikon të mbjellë 5 milionë pemë për të luftuar ndryshimet klimatike – VIDEO

admin