RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Egjipti mban zgjedhjet presidenciale

egjipti-mban-zgjedhjet-presidenciale

Sot në Egjipt ka filluar votimi për zgjedhjet presidenciale, një garë mes katër kandidatëve duke përfshirë edhe presidentin aktual, Abdel Fattah al-Sisi, transmeton Anadolu.

Procesi zgjedhor do të zhvillohet për tre ditë nga ora 9:00 deri në orën 21:00 me kohën lokale.

Ndërsa presidenti al-Sisi pret të fitojë një mandat të tretë, kundërshtarët e tij janë Farid Zahran, kreu i Partisë Social Demokrate Egjiptiane, Abdel-Sanad Yamama, kreu i partisë egjiptiane Wafd, dhe Hazem Omar, kreu i Partisë Popullore Republikane.

Në 27 provincat e Egjiptit, votimi filloi në 11.631 qendra votimi brenda 9.376 selive kryesore zgjedhore, sipas medias shtetërore. Rreth 67 milionë votues kanë të drejtë të votojnë.

Related posts

Komunat i kërkojnë Ministrisë shpërndarjen e teksteve shkollore

rezart morina

Baçeviqi dënohet me pesë vjet burgim për krime lufte në Bellopojë të Pejës

admin

Osmani: Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë vizion të përbashkët për një Ballkan Perëndimor të integruar në BE

admin