RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Egjipti planifikon të shpojë 35 puse gazi deri në vitin 2025

egjipti-planifikon-te-shpoje-35-puse-gazi-deri-ne-vitin-2025

Ministri egjiptian i Naftës, Tarek El-Molla, ka bërë të ditur se vendi i tij planifikon të shpojë 35 puse gazi deri në mesin e vitit 2025, transmeton Anadolu.

“Shpimi i 35 puseve do të kushtojë mbi 1.5 miliardë dollarë investime dhe synon të rrisë prodhimin dhe rezervat e vendit”, tha El-Molla.

Shpimi i puseve të reja është pjesë e një plani me vlerë 1.9 miliardë dollarë për të eksploruar gaz në Mesdhe dhe Delta.

El-Molla tha se plani përfshinte shpimin e 10 puseve midis korrikut të vitit 2022 dhe qershorit të vitit 2023, gjë që rezultoi në zbulimin e madh në koncesionin e zonës Nargis në det të hapur, që shtoi rezerva prej 2.5 trilionë këmbë kub.

Ministri egjiptian gjithashtu tha se Egjipti planifikon të përshpejtojë zhvillimin e puseve të zbuluara të naftës për t’i vënë ato në përdorim.

Egjipti arriti vetë-mjaftueshmërinë në gaz natyror gjashtë vjet më parë. Vendi prodhon rreth 65 miliardë metër kub në ditë, ndërsa konsumi i tij llogaritet në 60 miliardë metër kub në ditë.

Related posts

Zbulimi moldav: Rusia mund ta sulmojë Moldavinë

admin

Harvard arrin marrëveshje me studentët për t’i dhënë fund demostratave pas 20 ditësh

admin

48 orë shtyrje afati, qarkullimi në Jarinje dhe pikat tjera kufitare po zhvillohet normalisht

admin